“E di që do bëhet lajm i ditës”/ E ndjeni veten nënkryetare të PD-së? Jorida Tabaku vihet në siklet dhe jep këtë përgjigje…

0
814
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka preferuar që të tregohet diskrete teksa është pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit në PD, që pasuan me dorëheqjen e Bashës dhe njohjen nga gjykata të Grupit të Rithemelimit të PD-së.

Gjat intervistws në News24, Tabaku tha se diskutime të tilla që lidhen me partinë preferon që t’i bëjë në forumet e PD.

“Me gjithë respektin që kam, do preferoja që lajmi të ngelet abuzimi dhe korrupsioni i 430 mln euro, te puna e PD dhe Komisioni Hetimor, me shumë akuza dhe fare pak mbështetje. Do doja që lajmi të fokusohej këtu. E di që çdo lajm që unë them për PD, bëhet lajm i ditës. Kam preferuar që mendimet e mia t’i jap në forumet e PD dhe do vazhdoj t’i jap atje.

S’kam hyrë sot në PD, kam që 16 vjeçe. Besoj se i shoh gjerat me pak emocion dhe për të parë të ardhmen dhe do të jap atje ku i kam dhënë. Skam pasur qejf që të jap deklarata të tilla për çështje partiake”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad