“E dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit”- Zbardhet letra nga burgu e dorëheqjes së Jorgo Goros

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jorgo Goro, i cili ndodhet prapa hekurave pasi u arrestua për tjetërsimin e pronave në Himarë ka dhënë dorëheqjen përmes një letre të shkruar nga qelia.

Në letrën drejtuar Këshillit Bashkiak të Himarës, për dijeni edhe prefektit të Vlorës, Goro rendit edhe arsyet, ndërsa sqaron situatën e krijuar në Bashkinë e Himarës që pas arrestimit të Fredi Belerit.

Ai thotë se rezultati i ngushte nuk ishte në favorin e tij, por thekson se nuk mund ta lija detyrën sepse s’kishte kush ta merrte dhe “largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve”.

Situatën e krijuar mes Athinës dhe Tiranës, që shkoi deri në Bruksel, Goro e quan “zjarr që nuk preferoi ti hidhte benzinë”

“Megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Himarës me fijet e manipulimit elektoral për të mbushur autobuzët me premtime dhe xhepat e pasagjerëve elektoralë me para, nuk e prisja atë rezultat. Por nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel. Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë. Po në fakt ajo organizatë orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale. Përveç parasë dhe rakisë! Marifetçinj të babëzitur që kush i njeh e di për kë dhe për çfarë flas. Tamam një çetë nga ato të kohërave të errëta që mbahet për forcë politike. Vetëm sherrin i ka parë dhe do t’i shohë Himara dhe minoriteti grek në tërësi për sa kohë nuk do t’u bjerë maska edhe në Athinë”, shkruan Jorgo Goro.

Ndërsa përballjen me drejtësinë ai e quan absurde, pas nuk ka bërë asnjë faj, duke mohuar akuzat e “shpërdorimit te detyres” dhe “falsifikimit te dokumenteve”.

“Ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral”, thuhet ne letren e Goros.

Zjarr Tv Ad