“E dinë që jeni të paaftë”, Bardh Kadilli kritika lidershipit të PD: Demokratët nuk ju duan më, lëshoni karriget dhe vazhdoni jetën tuaj

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani i djathtë Fatbardh Kadilli thotë se baza nuk është dakord me vendimet e lidershipit të PD, sepse e kanë kuptuar që ata janë të paaftë dhe vetëm humbasin. Sipas tij, demokratët nuk i duan me drejtuesit e tyre se janë ngopur me ta.

“Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve”, e nis shkrimin e tij Kadilli dhe rendit kritikat për lidershipin e PD.

“Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale. Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!

Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demorkatët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”. Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin lluksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!

Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriket dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demorkatët nuk kanë nevojë për ta”, shkruan Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kryetar i PD.

Zjarr Tv Ad