Ervin Salianji “shpërthen” ndaj Evi Kokalarit: Emigrante e papunë, bashkëshorti i saj i përfshirë në partinë Agimi i Artë në Greqi

0
263
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka shpërthyer në sulme ndaj aktivistes shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, pasi kjo e fundit hodhi akuza ndaj tij në Foltoren e Sali Berishës. Salianji e ka quajtur Kokalarin në “Dritare TV” një skizofrene dhe një emigrante të papunë. Sipas tij, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad