Reperi i njohur, Arkimed Lushaj ose siç njihet nga të gjithë Stresi ka një lidhje shumë të veçantë me nënën e tij. Në një ditë kaq speciale, në ditëlindjen e saj, reperi i njohur shqiptar nuk mund të qëndronte pa reaguar.
Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet, pasi Stresi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës prej disa javësh, ai ka bërë një urim prekës për nënën e tij në ditën e saj të lindjes. Sot në mëngjes ai i ka befasur të gjithë me një postim nga burgu në rrjetin social Instagram.
“E shtrenjta ime mom , gëzuar ditëlindjen!!! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht me shpirt me ke gjithmonë pranë, ti e di qe je dashuria ime me e madhe që unë kam! #tëdumom❤️ #Arkimedi&Keisi”- shkruan Stresi nga burgu. Kujtojmë që këngën me të cilën konkurron në “Kënga Magjike” ia ka dedikuar nënës së tij.
https://www.instagram.com/stresi/?utm_source=ig_embed