Dybala zbulon golin më të bukur dhe kuptimin e “maskës”

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paulo Dybala ka thënë se është me fat që luan me Juventus dhe se festimi i tij pas çdo goli është një mesazh.

“Maska nuk është shumë një festim për golin, por një mesazh”, ka thënë argjentinasi gjatë një evenimenti të Adidas-it. “Është një maskë ideale, si ato që mbanin gladiatorët kur luftonin. Ideja e këtij festimi ka lindur pas humbjes së pësuar në Superkupën e Italisë të luajtur në Doha kundër Milan-it”.

“Goli im më i bukur? Ai që shënova sezonin e kaluar kundër Lazio-s. Më dha një gëzim të madh duke parë si po shkonte ndeshja”, ka vazhduar “Joya”, i cili më pas ka folur edhe për zgjedhjen e numrit të fanellës pas transferimit tek Juventus.

“Kalova tek Juventus tre vite më parë dhe zgjodha fanellën me numrin 21, sepse aq vjeç isha në atë kohë. Më pas klubi më kërkoi të merrja 10-ën dhe nuk ka qenë një vendim i lehtë, sepse e dija se kritikat do të shtoheshin. Gjithsesi, e pranova sfidën. Ndihem me fat që jam pjesë e një klubi të madh”.

 

Zjarr Tv Ad