Në replikën e tij ndaj Lulzim Bashës, të cilin e quajti një njeri që flet si i dehur, pasi ka kaluar një natë në lokal ku dhe është rrahur, Edi Rama akuzoi kreun e PD-së se pse nuk ka shkuar në gjykatën belge, për të dëshmuar për çështjen e Toyota Yaris.
Rama tha se këtë informacion për Bashën, e ka ditur edhe përpara se kjo temë të ishte një akuzë në foltoren e Sali Berishës. Më tej kryeministri i kërkoi Bashës që të përmbahet teksa flet në foltoren e Kuvendit.
“Sa herë të kanë thirrur në Belgjikë për Toyota Yaris, sa herë të kanë thirrur, pse nuk ke shkuar. Jo , jo e kam ditur para foltores unë, por s’ta kam thënë. Mesa dëgjova unë tani gjendja është e rëndë fare, u bë këtu njësoj si të na kishte ardhur këtu ai tjetri, por ai është origjinali, është origjinali ai. Kujt ti besojnë shqiptarët? Bëj një reflektim, mbahu more burrë, mbahu…”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.