Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, sa i perkët akuzave ndaj Lulzim Bashës për lobimin rus, u shpreh se si të gjithë deputetët edhe vetë ai e ka mbrojtur ish-kryetarin, pasi besonin te karakteri dhe integriteti i tij.
Spaho kërkoi një rihetim të kësaj çështje, teksa solli në Kuvend dhe sanksionimin e kryeministrit të Bosnje dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, nga SHBA pasi keqpërdori të dhënat e qytetarëve për zgjedhje.
Deputeti u shpreh se e njëjta gjë mund ti ndodhë dhe kryeministrit Edi Rama pasi në të njëjtën mënyrë ai keqpërdori të dhënat e qytetarëve me patronazhistët.
“E kemi mbrojtur nuk kemi turp ta themi.Edhe unë e kam mbrojtur. Besoja në krakterin dhe integritetin e personit. Karakteri dhe integriteti janë të personit nuk emrren borxh.
Në një situatë tilë mund të ndodhet dhe Edi Rama dhe të gjithë kolegët po e mbrojnë. Sot u akuzua. Nesër mund të dënoeht Edi Rama se në të njëjtën mënyrë ka përdorur me patronazhistët.
Nuk është është ky argumenti, çështja kërkon rihetim”, u shpreh Spaho.