“Shteti është shpërbërë”, Berisha zotohet para të larguarve nga puna: Administrata do të mbrohet me ligje të veçanta

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me të larguarit nga puna tha se shteti i drejtuar nga kryeministri Edi Rama është i tëri në rrugë, i shpërbërë.

Duke renditur, sipas tij, të metat e qeverisë “Rama 3”, Berisha tha se administrata po largon të aftët dhe po shndërrohet në një serë që përgatit vetëm hajdutë, ndërsa u zotua se vetë ai do ta mbrojë me ligje të veçanta.

Kryedemokrati Berisha u ndal dhe tek pagat, sipas të cilit është dhe një tjetër pikë që kjo qeveri ka dështuar.

“Shteti që ju ndërtuat, kontribuat sot është i tëri në rrugë, i shpërbërë. Arsimtarë të nderuar, njerëz të cilët me passion u flakën në rrugë për t’u zëvendësuar me injorantë.

Administrata u shndërrua në një serë përgatitjesh të korruptuarish dhe hajdutish.

Administrata po përgatit vetëm hajdutë dhe vëtëm hajdutë. Çdo ditë jemi dëshmitarë, dhe dëgjojmë sesi, aplikohen mënyra të reja vjedhjesh, në çdo formë. Ajo që drejton sot MJ bën 15 rrugë me helikopter në Dibër. S’mund të ndodhin kurrë këto, sepse ai vetë merr aeroplan në dispozicion. Këto janë vetëm disa aspekte, për të mos folur për disa të tjera.

U rritën rrogat? Jo nuk u rritën! Është një kusht themelor rritja e rrogave, për sistemin, shkatërrohet sistemi shëndetësor. Ua them me shumë me shumë dhimbje është e neveritshme situata. Ajo që është përgjegjëse meriton për menaxhimin e pandemisë të marrë vendimet më të rënda penale, merr mandatin e dytë. Situata është kjo dhe ne duhet të bëjmë një betejë. Se ju e drejta e drejta juaj do të triumfojë.

 Administrata do të mbrohet me ligje të veçanta, mësuesit do të marrin statusin e shërbimit civil, jo patronazhistët. Do thonin motrat vëllait, që do kandidojë për deputet, vëlla nuk të votojmë dot se na filmojmë patronazhistët. Ju ftoj të gjithë kolegët tuaja dhe gjithë shqiptarët të përgatitemi për një betejë të fuqishëm në kuadër të protestave, ftoj mjekët infermierët, të ngrihen sepse po shkojmë në shpërbërje të plotë”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad