E kërkoi NATO apo u vetëofrua Shqipëria? Porti ushtarak i Durrësit përmendet vetëm nga Rama në konferencën me Stolenberg

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Takimi i kryeministrit Rama me shefin e NATO-s Stolenberg do të kishte qenë një rutinë, nëse nuk do të ishte ‘karikuar’ që dje nga mediat pranë qeverisë dhe jo vetëm, se do të diskutohej në lidhje me ndërtimin e portit ushtarak të NATO-s në zonën e Porto Romanos. Por më shumë se një projekt konkret, kjo duket se ka qenë një mundësi e qeverisë për thithjen e investimeve, dhe u përmend vetëm në fund të konferencës mes Ramës dhe Stolenberg. Ky i fundit vlerësoi Shqipërinë për qëndrimet e mbajtura qoftë per luftën në Ukrainë, qoftë për stabilitetin në rajonit e Ballkanit. Rama nga ana e tij, e falenderoi Stolenberg, që e kishte dëgjuar, për shndërrimin e Porto Romanos në një port ushtarak të NATO-s.

Është kënaqësi e madhe që kthehem këtu dhe të ndaj disa opinione për samitin e Madridit, që mori vendime të rëndësishme në forcimin e aleancës. Për të mbrojtur paqen, jam krenar që Parlamenti shqiptar ishte ndër të parët që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit me Finlandën dhe Suedinë. Është e padiskutueshme mbështetja jonë për integritetin territorital të Ukrainës. Duhet të parandalojmë çdo ndikim të keq, që të kthehet në problem për rajonin tonë.

Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional në mbështetje të stabilitetit. Për NATO-n ne besojmë se është shumë e rëndësishme që të dialogojë me vendet e rajonit, siç është Serbia, që edhe pse nuk është pjesë e NATO është pjesë e rajonit. Duhet që të jetë dhe Kosova pjesë e partneritetit të paqes. Vlerësoj kohën që na dëgjuat për projektin e një baze të flotës detare të fjalës së fundit të NATO-s, që do të jetë një vend që do të ndërtojmë duke pasur parasysh sfida të kohës sonë”, u shpreh Rama gjatë konferencës.

Zjarr Tv Ad