E kërkonte Kukësi e Partizani, mesfushori i njohur i Superligës firmos me Laçin

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Julian Shehu ka vendosur ta vijojë karrierën tek Laçi.

Mesfushori që spikati sezonin e fundit me fanellën e Kastriotit ishte kthyer në një objektiv të shumë klubeve në Superiore. Mes tyre edhe Partizani e Kukësi, që ishin favorit për të nënshkruar me 20 vjeçarin, por në fund, Shehu vendosi të bashkohej me Laçin, duke u bindur nga projekti dhe kontrata që i ofruar kurbinasit.

Nuk dihet ende kohëzgjatja e kontratës që talenti do të firmos me bardhezinjtë, por ai ka mbyllur çdo gjë me ekipin e ri dhe do të vihet shumë shpejt nën urdhërat e Starovës. 20 vjeçari bëri një debutim fenomenal në Superiore, ku në 31 takime shënoi dhe asistoi në 4 raste. Statistika të mira dhe për më tepër investim edhe për të ardhmen.

Por si Partizani, ashtu edhe Kukësi nuk mundën të përfitojnë. Drejtuesit e Laçit u treguan më të shpejtë dhe vigjilent për të marrë një futbollist që e njeh shumë mirë kampionatin, me një shpirt luftarak dhe me shumë klas në repertorin e tij. Mesfushori i qendrës, që është gjithashtu pjesë e kombëtares shqiptare U-21 kishte shumë oferta gjatë kësaj merkato vere, por në fund shkoi në Laç.

Këto të fundit kanë firmosur me futbollistë të prespektivës në sezonet e fundit. Rasti më i fundit është ai i Myrto Uzunit, që pas një sezoni me kurbinasit arriti që të transferohet në Kroaci te Lokomotiv Zagreb, operacion që i siguroi edhe një vend si titullar në kombëtaren shqiptare të futbollit.

 

 

Zjarr Tv Ad