“E-maili anonim!”- Ilir Meta reagon ashpër pas reagimit të Kuvendit: Sulm për aferën e inceneratorëve! Lindita e Ramës në Parlament përdoret për nevojat…

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ka reaguar pas letres se Autoritetit te Dosjeve ku permendej emri i ish Presidentit ne dosjet e Sigurimit te Shtetit.

“U zbulua që pas 30 vitesh, I.M. qenka ky njeri i cili që në mars të 92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar filtrave të të gjitha kohëve. Që nga koha e zotit Berisha, që nuk kaloi gjysma e partisë që ishte atëherë. Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte këtij autoritetit që qenka shqetësuar të thërriste I.M. Unë nuk jam as President, nuk jam as deputet që të kem ndonjë detyyrim tek parlamenti. Pse duhet bërë një ligj i posaçëm për këtë I.M. pë rata që nuk kanë pasur mundësinë të verifikojnë.

U ngrit parlamenti në këmbë. Cili parlament, parlamenti me në krye zonja Nikolla, apo Lindita e Ramës që përdoret për të hequr vëmendjen nga inceneratorët ku do përvëlohen të gjithë. Të jenë të sigurt për këtë. Nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit. Për këtë nuk mblidhet Parlamenti. Është një parlament patronazhistët dhe i korruptuar. Është një opozitë plot me lulushë por qenka shqetësuar se ka ardhur një letër dhe këta me vrap dhe urgjencë të madhe.

Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i rinisë së Fakultetit të Ekonomisë i zgjedhur që në vitin e dytë se isha pothuajse me të gjitha dhjeta po dhe kisha aftësi si lider që atëherë e bëja organizime e kjo ishte merita ime kryesore. Unë njoh nja 40-50 Ilir Metaj që njoh unë e njëri është dhe deputet. Në klasën time kemi qenë dy Ilir Metaj, tjetri jam i sigurt që s’ka qenë. Autoriteti i manipulimit dhed kriminalizimit te dosjeve ka nje përgjegjesi të madhe se për nevoja personale të Ramës shkatërron përfundimisht besimin e tij në publik e krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një gabim e janë prekur e tani mund t’u dalin emrat që kanë fëmijë, kanë krijuar familje e ky është përgjejësi e Autoritetit të Dosjeve.”

Zjarr Tv Ad