E mitura futet në bagazh dhe niset drejt Kosovës

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person është arrestuar dhe një është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi tentuan që të kalojnë drejt Kosovës një vajzë 17-vjeçe duke e fshehur na bagazhin e makinës tip “Benz” përmes pikës së Qafë Prushit në Has.

“Tentuan të ndihmojnë një shtetase të mitur, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet të pranga 1 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 17-vjeçar.

Procedohet në gjendje të lirë edhe e mitura që tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” mbyllet njoftimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad