“E nisi me fajin e ka Saliu dhe vazhdoi me…”,Sula: Rama po i rikthehet strategjisë së gogolit, qëllimi i tij është…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dashnor Sula ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një status në Facebook, deputeti Sula shkruan se kryeministri Rama po i rikthehet strategjisë së gogolit, duke shtuar se planet e qeverisë kanë qenë kanabizimi i vendit dhe të mbjellë terror te qytetarët.

Sipas deputetit kryeministri Rama është justifikuar për dështimet e qeverisë duke thënë në fillim se fajin e kishte Saliu, më pas tërmeti, Covid-19 dhe tani lufta në Ukrainë. Më tej, Sula thekson se kryeministri i cili drejton një shtet të varfër, tenderon rrugë me 23 milionë euro një km.

Postimi i plotë:

Kryeministri i rikthehet strategjisë së GOGOLIT.

Në fillim fajin e kishte Saliu, pastaj e kishte tërmeti, mbas tërmetit fajin e kishte Covid-19. Tani, sipas Kryeministrit dhe qeverisë të nxirë nga çdo raport i vendeve partnere fajin e ka lufta në Ukrainë. Kryeministri i cili thotë se drejton një shtet të varfër por tenderon rrugë me 21-23 milionë euro një km rrugë gjen vetëm justifikime për të shmangur përgjegjësitë nga dështimet. Në fakt qeveria nuk ka dështuar sepse të dështosh do të thot të tentosh por nuk ja arrin.

Kjo mazhorancë ka tentuar ta bëj tendera 23 milionë euro për km dhe e ka bërë. Ka dashur të bëj aferën e inceneratorëve e ka bërë. Së fundmi u duk qartë që kryeministri donte rikthimin e regjimit të vizave dhe po duket se po e arrin pasi Çekia e bër një propozim të tillë.

Prandaj edhe rekordet e zeza të qeverisë nuk janë sepse kjo mazhorancë ka dështuar, por kështu ka dashur.

Këto kanë qenë planet e saj. Të kanabizoj vendin, të mbjell terror te qytetarët. Të zhduk konkurrencën e ndershme. Të nxis shpopullimin. Këto i ka arritur. Qëllimi i kryeministrit ka qenë që të mbaj në Shqipëri administratën që e kërcënon çdo ditë dhe disa emigrantë nga vendet e treta që nuk kërkojnë llogari.

Ja ka arrit deri tani. Por ajo që i ka dalë jashtë parashikimit është reagimi i atyre që kanë mbetur në vendin tonë. Reagimi i qytetarëve me sondazhe, reagimi i pedagogëve ka trembur kryetarin e PS. Ndaj ky i fundit i është kthyer strategjisë së “gogolit” duke mbirë në cdo orë në ekranet e televizioneve. Në radhë të parë ka porositur të gjithë deputetët që në cdo dalje publike, në cdo fjalim në parlament të mbjellin terror duke përhapur panik dhe duke ia faturuar luftës në Ukrainë mungesën e cdo investimi për shkak të abuzimeve qeveritare në shqipëri.

E nisi i pari i qeverisë. Edi Rama: Flitet sikur po bëhet një diskutim për një konflikt të zakonshëm. Ndërkohë mjafton një bombë bërthamore për të zhdukur brenda 30 min 45 mln njerëz.

E them këtë sepse ne nuk jemi fatmirësisht në zonën e nxehtë ku lufta sjellë bomba, sjell vrasje, plagë të rënda, por nuk jemi as jashtë zonës së luftës sepse pasojat e saj na kanë prekur dhe na prekin përditë me inflacionin e luftës, me krizën e madhe të çmimeve të energjisë, të cilat mjaftojnë për ta futur të gjithë njerëzimin në një psikologji të rënduar.

Kjo është alibija e radhës e kryeministrit. Sic e kam thënë edhe më lartë e nisi me Fajin e ka Saliu, vazhdoi me tërmetin, pastaj pandeminë dhe tani për Luftën në Ukraninë. Në fakt këto janë vetëm alibi për të justifikuar tenderat me 99.9% të fondit limit. Tenderat me 23 milionë euro kilometrin dhe për të justifikuar aferat e ngjashme me atë të inceneratorëve. Nëse paratë e shqiptarëve nuk shkojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klientëve të qeveritarëve atëherë qytetarët do e kishin shumë herë më të lehtë përballimin e krizës së çmimeve.

Zjarr Tv Ad