Mbrëmja e djeshme ka qënë fantastike për tifozët e Juventusit.
Pas përfundimit të takimit kundër Atalantës, e cila u mbyll me shifrat 1-1, skuadra bardhezi festoi titullin e saj të 8-të radhazi në Seria A. Një triumf që pa si protagonist edhe yllin e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo.
Portugezi ndihmoi torinezët me 21 golat e tij, teksa gjatë festimeve me trofeun kishte vend edhe për incident. Protagonist u bë 34 vjeçari dhe djali i tij, Ronaldo Jr. Teksa po përgatiteshin për të bërë një foto familjare së bashku me titullin, luzitani goditi pa dashje me trofe djalin e tij.
Një episod që bëri xhiron e botës, pasi dyshohet se Ronaldo u hutua nga një vajzë joshëse që ndodhej pranë tij. Pritet reagimi i Ronaldos, i cili do të na jap një version akoma dhe më të saktë të këtij episodi