“E paprecedentë! Nuk u shkaktua vetëm nga reshjet, por edhe keqmenaxhimi i Kaskadës së Drinit”- Përmbytja e Shkodrës, kryebashkiaku: S’na dhanë asnjë informacion, u rrezikua jeta banorëve

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bardh Spahia: “Ka qenë një ngjarje pothuajse e papritur për Bashkinë tonë si asnjëherë më parë në një rast të paprecedentë jemi gjendur në një situatë që nuk u shkaktua vetëm nga reshjet por edhe keqmenaxhimi i Kaskadës së Drinit, Solli një situatë kaotike dhe të rrezikshme për banorët e bashkisë sonë, 2500 ha tokë janë të përmbytura, ka pasur rritje të nivelit dhe i ka gjetur të papërgatitur banorët e zonës, si edhe pronën e gjënë e gjallë.

Bashkia është mobilizuar në kohë rekord për të qenë pranë banorëve, për ti suportuar me të gjitha burimet tona. U startua me planin e emergjencës. Kemi kontaktuar edhe me strukturat përkatëse lokale në mënyrë që të bashkërendojmë forcat për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, Është nevojë jetike, situata po përkeqësohet, kemi pasur nevojë për shtim të numrit të burime njerëzore dhe logjistike, personelit ushtarak, mjeteve ushtarake që janë të vetmet që mund të futen në zona të izoluara, si edhe ardhjen e emergjencave civile me varka e gomone.

Shumë familje janë gjendur në vështirë për të transportuar të sëmurë, të moshuar, gra e fëmijë. Aktualisht situata vazhdon të mbetet serioze në fshatin Kuç, disa lagje të qytetit ku prezenca e ujit në godina është konsistence, është situata e vështirë edhe në zonën e në Shkodrës, në Obot. Mund të hyjnë vetëm mjetet e ushtrisë. Edhe situata në Dajç është në përkeqësim. Është një situatë e paprecedentë. Në një kohë rekord qytetarët u gjendën të izoluar në rrezik për jetën dhe pronat e tyre.

Jemi gjendur plotësisht pa asnjë informacion për rrezikun e përmbytjes dhe për hapjen e portave të hiodrocentraleve, do kishte mjaftuar pak informacion për ti dhënë mundës bashkisë për ti ndihmuar po edhe atyre vetë që të merrnin masa.”

Zjarr Tv Ad