E pazakontë! Deputetët kthejnë shpinën gjatë himnit të BE

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjest i pazakontë është shënuar në Parlamentin Evropian nga deputetët britanikë. Gjatë Himnit të Bashkimit Evropian të 751 deputetët e PE janë ngritur në këmbë në shenjë nderimi, por një pjesë e tyre i kanë kthyer shpinën sallës.

Një gjest i tillë është bërë nga deputetët e partisë euroskeptike të Brexit, drejtuar nga Nigel Farange, në shenjë refuzimi ndaj institucioneve të Unionit. Nga ana tjetër, deputetët liberalë u shfaqën në sallën e PE me bluza të verdha, në të cilat shkruanin “Stop Brexit”.

Kjo është shoqëruar me protesta edhe jashtë Parlamentit Evropian nga mbështetësit e eurodeputetëve separatistë të Katalonjës.

Zjarr Tv Ad