E reja arratiset nga Shqipëria: ‘Duan të më martojnë me zor’

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Shqipëri, kurrë nuk pyeten zemrat e vajzave, kur bëhet fjala për martesë, prindërit bëjnë si duan vet me to.

Një 26-vjeçare është detyruar të largohej nga Shqipëria dhe të kërkojë azil në Angli, pasi u detyrua të martohej me një burrë më të madh se vetja.

Në 2015 Daniela Prenga përmes një pasaporte false arriti të shkonte në Britaninë e Madhe.

Aktualisht 26-vjeçarja është e martuar dhe një fëmijë 2 vjeç, ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë. Avokati i Danielës është shprehur se vajza rrezikonte të dhunohej në Shqipëri dhe për këtë gjë është larguar.

Një burrë më i madh në moshë ishte projektuar për t’u bërë bashkëshoriti i saj, gjë që është refuzuar nga Daniela.

E vetmja mënyrë ishte të braktiste vendin, ku fillimisht shkoi në Hungari ku u pajis me një pasaportë false.

Identiteti i saj ishte i rremë, ndërsa fotografia dhe shenjat e gishtave ishin të 26-vjeçares.

Avokati argumentoi se vajza rrezikon në qoftë se kthehet në Shqipëri, ku aktualisht në Britani ka krijuar familjen e saj.

26-vjeçarja pranoi se kishte përdorur dokumenta false, të cilat i duheshin për të lindur në maternitet dhe për të marrë patentën. Daniela ishte dëbuar njëherë nga shteti Anglez, ndërsa ishte rikthyer sërish në vitin 2016 me pasaportën false.

Gjykata pasi shqyrtoi rastin e saj vendosi dënim 90 ditë në punë në komunitet.

 

 

Zjarr Tv Ad