E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari humbi jetën pas vizitës te dentisti, prindërit denoncojnë: Mbidozë narkoze

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet tre ditë më parë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një klinikë dentare.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë denoncuar vdekje e vogëlushit në polici.

Ata kanë hedhur akuza ndaj dentistit duke u shpreh se i kanë injektuar mbidozë narkoze.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad