“Po më filmonte telefonin”, Flamur Noka godet në Kuvend kameramanin e televizionit

0
307
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa debatet vijojnë, një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Kuvend. Burime për mediat bëjnë me dije se deputeti i PD-së Flamur Noka, pasi ka përfunduar fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit ka goditur me rregulloren e Kuvendit kameramanin e një televizini i cili ndodhej aty në krye të detyrës.

Mësohet se Noka nga kati i parë ka goditur kamermanin i cili ndodhej në katin e dytë të sallës. Sipas tij kameramani ishte duke filmuar telefonin e tij dhe kjo ishte e papranueshme. Lidhur me këtë ngjarje gjatë seancës reagoi edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e cila e quajti të papranueshëm këtë veprim të deputetit.

“ Z. Noka gjithashtu dua tju bëj me dije edhe një vërejtje për reagimin ndaj mediave. Nukk mund të reagoni ashtu ndaj mediave. Ju lutem etikë në sallë dhe respekt ndaj medias së lirë. Nuk mund të rri unë pa rreaguar teksa shoh unë një reagim të tillë”, i tha Nikolla Nokës, i cili vijoi duke justifikuar veprimin e tij madje i përmendi kryetares së Kuvendit edhe “ syzet”.

“Sytë e mi me gjithë gjyzlyke shohin shumë mirë. Nuk janë kameramanët e mi por janë kameramanët e mediave të lirë. Ulu në vend z. Noka ulu në vend”, ja ktheu kjo.

Zjarr Tv Ad