E rëndë/ Shembet ndërtesa në Torino, humb jetën fëmija shqiptar dhe plagoset nëna e tij

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Torino, Itali, ku është shembur një ndërtesë në rrugën Bramafame.

Si pasojë ka humbur jetën një 4 vjeçar shqiptar, i quajtur Aron dhe ka mbetur e plagosur nëna e tij, si dhe tre persona të tjerë.

Sipas raportimit të mediave italiane, ekipet e kërkim shpëtimit janë duke kërkuar ende nën rrënoja pasi dyshohet se ka njerëz të tjerë, të cilët nuk janë gjetur.

Shkak për shembjen e ndërtesës është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Zjarr Tv Ad