DASH mesazh të papritur amerikanëve: Bëni kujdes në Shqipëri, shkak krimi në Lazarat, Policia s’ju mbron dot! Ne na ndalohet të udhëtojmë atje

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar sot një mesazh për të gjithë shtetasit amerikanë që duan të vijnë në Shqipëri. Në të, bëhet thirrje që të gjithë personat që duan të vijnë në vendin tonë, të rishikojnë udhëtimin për dy faktorë: krimi dhe rastet e Covid.

“Rishqyrtoni udhëtimet në Shqipëri për shkak të COVID-19. Ushtroni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit”, thuhet ndër të tjera në mesazh. Nuk dihet se çfarë informacionesh ka DASH për sigurinë në Lazarat, pasi prej disa vitesh Policia e ka hequr fshatin nga “harta” e zonave që kultivojnë kanabis.

Në paralajmërimin për Lazaratin, Departamenti thotë se situata e sigurisë atje është e paqëndrueshme dhe Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur udhëtarët.

“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e paqëndrueshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhen me kultivimin e marihuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuar për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të ofrojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat pasi punonjësve të qeverisë amerikane u ndalohet të udhëtojnë atje”, mbyllet mesazhi i DASH.

Zjarr Tv Ad