Ndonjëherë qeshim me Ramën/ Flet Aleksandër Vuçiç: Ballkani i Hapur ide fantastike…

0
188
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur’ në një intervistë të dhënë për mediat serbe.

Ai e cilëson nismën “Ballkani i Hapur’ një ide fantastike  teksa thekson se njerëzit e kanë ëndërruar atë për një shekulli e gjysmë. Më tej Vuçiç thotë se Edi Rama dhe ai qeshim kur i dëgjojmë komentet e atyre se pse s’duan t’i bashkohen idesë.

“‘Ballkani i Hapur’ është një ide fantastike për Ballkanin, njerëzit kanë ëndërruar për një gjë të tillë për më shumë se një shekull e gjysmë. Disa kanë vuajtur si pasojë e një ideje të tillë. Ne s’kemi pse i shërbejmë askujt, ne duhet të respektojmë fqinjët tonë. Edi Rama dhe unë qeshim kur i dëgjojmë komentet e atyre se pse s’duan t’i bashkohen idesë së “ Balkanit të Hapur”. Por ne kurrë nuk do t’i ndjekim. Kush do, do, kush nuk do, nuk do. Amerika e ka përkrahur një projekt të tillë që nga fillimi dhe jam shumë mirënjohës. Derisa evropianët kanë rezerva, sepse nuk qëndrojnë prapa timonit. Ne mund të bëhemi makineri e zhvillimit ekonomik në BE”, tha Vuçiç.

Presidenti serb Vuçiç, foli edhe për qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk i bashkohet nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Vuçiç tha: “E shihni që dikush nuk dëshiron të flasë për të ardhmen, sepse nuk është i interesuar për këtë. Nuk ka asnjë bisedë me Haradinajn, të cilin e kam parë në Berlin. Ai pastaj erdhi për ta shkatërruar atë. Në atë kohë ishte edhe Ana Brnabiç, përfaqësuese e Qeverisë, dhe pastaj ata i bindën Zvizdić dhe Haradinaj që të hiqnin dorë nga çdo ide që parashtronim”, theksoi Vuçiç.

Deri më tani vetëm 3 shtete janë pjesëmarrëse në këtë nismë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Zjarr Tv Ad