E rëndë/ U përpoq të shpëtonte motrën e saj, por ranë të dyja nga kati i katërt, zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza njëra 18-vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i një pallati.

Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë se vajzat janë motra mes tyre.

Ai ka treguar se e ndjera kishte tentuar të hidhej ndërkaq motra e saj kishte tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor”, deklaroi mbrëmë policia.

Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares.

Zjarr Tv Ad