E thirri për drekë në shtëpi, por gostia nuk shkoi mirë. Si plagosën dy kushërinjtë njëri-tjetrin me thikë në Rrëshen

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e sotme në Rrëshen ku dy kushërinj plagosën njëri-tjetrin me thikë.

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Rrëshen, ku dy kushërinj plagosën njëri-tjetrin. Mësohet se Napolon Gjoka, 20 vjeç kishte ftuar në banesën e tij Kledi Kaci, 19 vjeç, për të pirë alkool, por “gostia e shtruar” nuk ka shkuar aspak mirë.

Ata dyshohet se nën efektin e alkoolit kanë debatuar dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me thikë. Pavarësisht plagëve të marra, dy kushërinjtë kanë shkuar vetë në spital.

Fatmirësisht dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Ad