Një histori e tmerrshme e cila nisi nga një festë me familjarët dhe më tej makthi.
Një grua 38-vjeçare nga Genova në Itali dhe bashkëjetuesi i saj 39 vjeç, u vunë në prangat e policisë.
Kjo pasi gruaja akuzohet se ka dehur dhe droguar vajzën 17 vjeçe, duke i injektuar ‘benzodiazepine’, substancë psikoaktive që njihet si “droga e përdhunimit”, në mënyrë që ta përdhunonte bashkëjetuesi i saj. Lidhur me këtë akuza, dy bashkëjetuesit akuzohen për përdhunim në grup.
Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e burrit, gjykata për të miturit ia besoi dy fëmijët e tjerë të gruas shërbimeve sociale, si viktima të dhunës.
Ngjarja e rëndë është shënuar disa javë më parë, ku vajza ishte nën shoqërinë e nënës dhe partnerit të saj në një festë familjare. Por pikërisht gjatë saj dyshohet se e dehën dhe droguan. Pas kësaj ndodhi edhe përdhunimi në sytë e nënës.
Bazuar në dëshminë e së resë, në momentin që vajza ishte përmendur, kishte tentuar të reagonte, por nëna e kishte kundërshtuar, duke i thënë se duhej të bindej.
Vajza u mor dy herë në pyetje në praninë e psikologes, duke treguar se sa herë që tentonte të mbrohej, e ndalonte e ëma, e cila ishte e shtrirë në shtrat, teksa njerku e përdhunonte, shkruan noa.al.
Policia mori në pyetje edhe dëshmitarë të cilët ndodheshin në festë, të cilët pohuan se e kishin parë çiftin teksa i jepte për të pirë vajzës.
Në gjendje terrori adoleshentja arriti që të largohej nga shtëpia, duke iu drejtuar policisë.
Provë rënduese ndaj njerkut ishte edhe një mesazh që u gjet në celularin e vajzës, ku burri i shkruante, “Kam gabuar, e meritoj burgun për atë që kam bërë