E TRISHTË/ Prej 39 vitesh shërbeu në QSUT, ndahet nga jeta mjeku endokrinolog Thanas Fureraj

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është ndarë nga jeta mjeku Thanas Fureraj, i cili shërbeu për 39 vite në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes një postimi në faqen zyrtare. Ikja e tij do të lërë një boshlëk të madh si në familje, por edhe tek kolegët që punuan me të për vite me radhë.

“E hidhëruar për ndarjen nga jeta të prof. Thanas Fureraj, i cili i shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë për 39 vite me radhë pacientëve të shumtë që janë trajtuar në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.

Prof. Thanasi lë një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjarët, për kolegët në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, studentët që ka përgatitur ndër vite dhe miqtë e shumtë.

U prehsh në paqe prof. Thanasi”, shkruan Manastirliu.

Zjarr Tv Ad