E veshur me fustan dhe buzët e kuqe, Kim feston 246-vjetorin e krijimit të Trupave Detare të SHBA-së në krah të miqëve të saj Peleshi dhe Xhaçka

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shumë të ftuar të tjerë kanë festuar së bashku 246-vjetorin e krijimit të Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në “Instagram” ambasadorja ka publikuar foto nga momentet e ceremonisë, ku një vëmendje të madhe ka arritur të marrë ajo vetë më pamjen e saj ndryshe nga herët e tjera.

E veshur me një fustan të zi dhe buzët e lyera ngjyrë të kuqe, Yuri Kim ka arritur që të marrë mijëra komente dhe nga ndjekësit.

“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri e Mbrojtjes Niko Peleshi, GjeneralMajor Begaj dhe shumë shokë të tjerë.

Trupa Detare e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen!.”, shkruan ajo.

Zjarr Tv Ad