“E vrava dhe nuk pendohem”- Zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar që m*sakroi ish-gruan në Greqi: Po m’i hante lekët, prej shumë vitesh ajo…

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“E vrava dhe nuk pendohem”, kështu është shprehur Eduart Danaj, 50-vjeçari i cili vrau ish gruan e tij, Enkeleda Danaj në Greqi mëngjesin e kësaj të enjteje (16 maj).

Para autoriteteve helene ai është shprehur se “ish gruaja po i hante lekët dhe se prej shumë vitesh ka pasur lidhje jashtë martesore me disa meshkuj”.

“Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke drejtuar makinën dhe fotot e tij në Facebook”, ka deklaruar ndër të tjera 50-vjeçari.

Çifti ishte ndarë në mars dhe gruaja ishte larguar nga shtëpia.

ARRESTIMI I EDUART DANAJ

Pas vrasjes, autori nuk ka ndërruar rrobat dhe ka qenë duke ecur i përgjakur. Kur autoritetet e gjetën, ai ishte nën efektin e alkoolit. Ai pretendoi se kishte pirë vetëm dy birra. Në banesën në rrugën Pangalou u gjetën disa shishe me birra.

Sipas mediave greke, autori i krimit u arrestua në një pallat në ndërtim, ndërsa ishte duke konsumuar alkool.

Ndërkohë në një video te publikuar ne mediat greke tregohet momentin pak pas vrasjes, ku 40-vjeçarja shqiptare shihet e shtrirë në tokë, me plagë të rënda në trup.

Shqiptarja është gjetur nga fqinjët rreth orës 6 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous.

Sherr dhe të bërtitura, publikohet audio pak para se burri të vriste 40-vjeçaren shqiptare në Greqi

Një regjistrim audio është publikuar nga mediat greke pak para se burri të vriste ish-gruan e tij, Enkeleda Danaj.

Në audio dëgjohen të bërtitura dhe sherri ka që ka ndodhur mes çiftit, para se ai ta masakronte 40-vjeçaren me thikë.

Eduard Danaj dëgjohet duke e kërcënuar gruan, ndërsa ajo në tentativë për ta larguar i thotë: “Çfarë je duke bërë?!”, raporton Skai.gr.

CFARE DESHMOI 40-VJECARJA 10 DITE ME PARE NE POLICI

Herën e fundit të denoncimit ajo ka deklaruar se ish burri, Eduart Danaj e ka rrahuar dhe kërcënuar, madje në datën 6 maj, ai kishte shkuar poshtë shtëpisë së saj dhe e vëzhgonte, duke i thënë se “do ta shikosh çfarë do të ndodhë ty, do të djeg”.

“Në përgjithësi nuk shkuam kurrë mirë, ai më ka kërcënuar, ka abuzuar shumë herë dhe më ka mërzitur gjithashtu. Kam raportuar shumë incidente, por jo të gjitha. Prej një jave e kam parë duke më parë, ulur në makinën e tij jashtë shtëpisë sime dhe nuk e di pse. Dje (6 maj) rreth orës 23:30 ai ishte përsëri jashtë shtëpisë sime ulur në makinën e tij. Iu afrova dhe e pyeta ‘pse je këtu’ dhe ai filloi të kërcënonte: ‘do të shohësh se çfarë do të ndodhë me ty, do të të djeg’ . Ai ishte i dehur dhe kishte disa kanaçe birrë në makinë. Aty shkova të lajmëroja policinë dhe ai më kapi për fyti me forcë. Më pas ka telefonuar vajza dhe kemi shkuar në polici”, ka thënë e ndjera ndër të tjera në dëshminë e saj në polici 10 ditë më parë.

Zjarr Tv Ad