Deputeti i ardhshëm i PD në Kuvendin e Shqipërisë, Tritan Shehu ka “zbuluar” takimin e fshehtë dhe me qëllime të këqija siç thotë ai, të Ramës dhe Vuçiç së bashku me Zoran Zaev.
Përmes një shënimi në Facebook, Shehu thotë se i ashtuquajturi “Minishengeni Ballkanik” me qendër në Beograd, nuk është gjë tjetër veçse Jugosllavia e re.
Ai gjithashtu thotë se në fshehtësi po përgatitet dhe takimi i radhës që është planifikuar të mbahet më 29 korrik.
Shënimi i plotë i Tritan Shehut
Sot nje takim “okult” Vucic-Zaev-Rama, qe ne vend te Brukselit percakton per neve si Europe, Beogradin!
Ishte Zaev, qe mbas takimit te sotem on line komunikon per gjetjen e re te asaj treshe:
“Ballkani i Ri Europian”, Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqiperi, pra te ashtuquajturin MiniShengeni ballkanik.
Pa dyshim me qender Beogradin e lider universal Vucic.
Duke “zhdukur” keshtu nga harta e Ballkanit jo vetem Kosoven, por dhe 8 shtetete te tjera, nga te cilat 5 jane antare te BE.
Ne fakt kjo eshte vetem “Jugosllavia e Re”, qe fale qendrimit konseguent te drejtuesve te Kosoves nuk ka brenda ketij projekti diametralisht te kundert me realitetin, gjeografine, historine, perkatesine, interesat e aspiratat e medha jo vetem te shqiptareve edhe Prishtinen.
Dhe nderkaq ne fshehetesi e pa asnje transparence po pregatisin takimin vendimares te 29 Korrikut!
Nuk perjashtohet qe aty te perfshihet ne kete nocion te ri gjeopolitik anti shqiptar, edhe Rusia.
Ne fakt jane te gjitha premisat per kete, se Serbia e ka firmosur tashti Traktatin EuroAzian me Mosken, si “zinxhir” terheqje per kete “Jugosllavi te Re”, pavaresisht se mbi “gjethen e fikut” te saj shkruhet MiniShengeni ballkanik.
Dite te zeza me pasoja te renda kombetare e historike na presin, nqs te tilla projekte ogurzeza do te lejohen te avancojne.