E ‘zhveshi’ nga të gjitha postet, Edi Rama ‘lan’ duart me Arben Ahmetajn: Ata që këpusin mollë dhe dardha pas shpinës sime, punën e kanë…

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një dalje për mediet, kryeministri Rama komentoi edhe akuzat e ngritura ndaj ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me pagesat e hoteleve nga Klodian Zoto.

Ai shtoi se në media janë publikuar shumë gjëra, por theksoi se në PSA nuk e kanë zakon që të prononcohen për raste të tilla.

Ai shtoi se edhe nëse do të kthehej pas në kohë do t’i miratonte sërish incineratorët, pasi sipas tij janë duke u shërbyer shumë komuniteteve atje.

RamaNë media janë publikuare edhe të tjera gjëra, edhe për politikanë që iu i keni pranë dhe nuk më rezulton të më keni pyetur ndonjëherë mua. Nuk bëjmë komente. Në media dalin shumë gjëra, respektimi im për media është i mirënjohur. Është i dyndur për njerëz që janë gati për gjithçka. Ne as për njerëz që janë në PS apo që janë kundër, nuk e kemi zakon të prononcohemi. Unë të gjitha çfarë thuhen i marr me shumë rezervë.

Janë të vërteta individuale, janë tre vepra në Fier, Elbasan dhe Tiranë për të cilat 100 herë do të thoja se duhen bërë. Janë në shërbim të komuniteteve. Ajo e Fierit është e destinuar që të jenë pronë e komunitetit. Nëse ne nisemi për një betejë dhe kemi qëllim të caktuar dhe rrugës dikush ose disa këpusin dhe dardha e mollë për t’u futur në shportë pas shpinës time punën nuk e kanë me mua, por me drejtësinë. Nuk bëj komente mbi copa të dhënat që janë për t’u hetuar dhe për t’u gjykuar. Kur të hetohen dhe gjykohen, do flas përsëri, nuk dal dot se ka një muhabet. Kjo pastaj është, hyn tek, hyn pastaj tek një nivel i të njëjtës vorbull politiko-mediatike, karakterizon pasqyrën e të përditshmërive tona, shqiptarët janë të detyruar ta kenë brenda në shtëpi, apo edhe rrugës kur ndjekin mrrokllat e këtyre.

Zjarr Tv Ad