Ed Gonigal do të ketë fatit e ish-zyrtari të FBI-së – Betimi i Sali Berishës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha iu është betuar qytetarëve se nuk do të tërhiqet nga kauza e tij dhe betejat kundër qeverisë Rama do të vazhdojnë edhe pas protestës së 11 shkurtit.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha theksoi se “kurrë nuk do të dorëzohet dhe duhet bërë gjithçka për pëmbysjen e Ramës”.

Sa i përket skandalit të McGonigal, Berisha theksoi se Rama nuk ia doli të lërë vendin pa opozitë dhe se do të bëhet gjithçka që të ketë fatin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Çështja McGonigal ka tronditur thellë opiniponin publik shqiptar, atë në SHBA dhe më gjerë. Simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi, jo më për likuidimin e 1 apo 2 personave, por të një force politike në Shqipëri. Kam besim që do marrin vendin që meritojnë, do bëjmë vbetejë të pamposhtur për të nxcjerrë në dritë çdo fakt të këtij superskandali.

Do informojnë Komisipnin Hetimor në SHBA për veprimtarinë kriminale të McGonigal në Shqipëri.

SHBA janë vendi i lirisë, nuk janë dakort që të lënë një vend pa opozitë ose opozitë kukull.

Edi Gonigal do bëjmë gjithçka që të ketë fatit e Charles McGonigal. Lavdi zotit ne qëndruam në kushtet më të jashtëzakonshme dhe ne garantoj se do ta ndjekim, gjer në zgjidhjen përfunditare të Ed Gonigal dhe jo vetëm të tij”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad