“Edhe 100 vite po të rrosh, s’e mund dot Ramën”, Spiropali “KAPET” me Berishën në Kuvend: U ngazëlleve sepse munde Lulin që vjen me vonesë

0
275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Marrëdhëniet me Shtetin e Parlamentin, Elisa Spiropali, replikoi në seancën e sotme plenare me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ajo ia bëri të qartë Berishës se nuk mund të mundë dot kryeminstrin Edi Rama as për 100 vite në politikë.

Spiropali e krahasoi këtë të fundit me “gjeneralin e një ushtrie që mendon se ai është “i gjallë politikisht”.

Spiropali: Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë  atë politike, në majë të së cilës ti nuk ngjitesh dot më. Ti je gjenerali i një ushtrie që mendon se ju jeni gjallë, politikisht se kështu ju uroj rroni 100 vite e të shini se ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë.

Jeni mësimi më i keq politik. Kishe një ngazëllim sot se të gënjen fakti se për 7 muaj rresht munde Lulin që vjen këto vonë se i del gjumi vonë, por edhe 7 vite të jetosh nuk e mund dot Ramën, nuk e mund dot Shqipërinë. Këto të tuat janë fitore të vogla. Fole dhe  për krime n qeveri, por ke marrë certifikatën.

Zjarr Tv Ad