Artur Zheji zbulon se nga e ka vjedhur Kryeministri Rama, idenë e dy Ramave që flasin përballë…

0
717
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artur Zheji, në studion e “Të Paekspozuarit”, ka komentuar foton që kryeministri Rama, postoi një ditë më parë. Ajo që u cilësua si “dyzimi i vetvetes”, sipas Zhejit është një ide e huazuar, nga themeluesi i Lëvizjes 5 yjet në Itali, Beppe Grillo.

“Beppe Grillo e bëri një foto të tillë para 10 vitesh. Ai hyri në një qeveri kundër të cilës kishte luftuar. Ai i ka montuar fiks kështu, por i ka me lëvizje”, tha Zheji.

Vetë Rama e postoi foton në fjalë në rrjetet sociale, ku pyeste veten nëse duhet të ikte dhe po vetja i përgjigjej s’e nuk mund ta bënte këtë, pasi vendi kishte ende shumë punë që të ecë përpara.

Kjo nuk është hera e parë në fakt, që segmente të caktuara të komunikimit publik të Ramës, janë një kopje e liderave të ndryshëm botëror.

Zjarr Tv Ad