“Edhe na vjedhin edhe na marrin për budallenj”/ Analistët flasin për Portin e Durrësit: Rrezikojmë të mbetemi pa port tregtar!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “Të Paekspozuarit” është diskutuar për projektin e ndërtimit të një marine jahtesh dhe pallateve në vend të Portit të Durrësit, por edhe për ndërtimin e portit të ri të mallrave, duke vënë në pikëpyetje deklarimet e qeverisë, se porti i ri do të kushtojë 390 milionë euro si edhe faktin që fillimisht u deklaruar se shqiptarët nuk do të paguanin, por tashmë qeveria deklaroi se 46% e projektit do të paguhet nga buxheti.

Neritan Sejamini: Është qesharake që qeveria të thotë një port i vogël jahtesh kushton 300 milionë dhe një port i madh që do furnizojë Ballkanin kushton po aq. Nuk ka port, që mund të kushtojë kaq pak. Ne po bëjmë disa kilometra rrugë me 300 milionë euro. Shqipërisë i duhet port me kapacitetë të madh. Nuk do të ndërtohet port i ri në Shqipëri. Porti ekzistues do ti jepet një private. Nuk do të bëhet port i ri në Shqipëri.

Klodian Tomorri: Me portin tregtar, kanë shkuar nëpër komisione parlamentare të gjithë zyrtarës, edhe zv kryeministrja dhe thanë që qytetarët dhe buxheti nuk do paguajnë asnjë lek. Do ta ndërtojmë me fitimet e Alabbar. Nga pallatet do të marrim fitime.
Por, doli ndryshe. Tani thonë që 46% do ti paguajë buxhei. Pjesën tjetër do ta ndërtojë një kompani dhe ne do tja shlyejmë për 20 vjet. Këtu është pjesa e PPP. Shiko sa mashtrime ka këtu. Më gjej një vepër që kushton 400 milionë që ta ketë bërë Shqipëria për tre vjet? Sepse thonë që do të bëhet porti për 3 vjet…

Enton Abilekaj: Këta na fyejnë inteligjencën ne me portin e jahteve. Se aty falet toka dhe ata thonë nuk falet. Toka do u kalojë pronarëve të shtëpive. Pra na marrin fare për budallenj. Të vjedhin dhe pastaj thonë do u jepet pronarëve të shtëpive toka. Kjo është fyerje e rëndë e inteligjencës së cdo njeriu. Nëse opozita e lë këtë aksion, atëherë do të themi se vazhdon skema e Ramës që bën edhe korruptimin e opozitës nëpërmjet biznesmenëve.

Zjarr Tv Ad