Edhe oficerët e policisë gjyqësore do t’i nënshtrohen vetingut

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve, proçesit të Vetingut do t’i nënshtrohen edhe oficerët e policisë gjyqësore.

Brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit parashikon që të gjithë oficerët e policisë gjyqësore të të gjitha seksioneve të verifikohen për pastërtinë e figurës.

Pika 3 e nenit 40 të draftit sqaron se, autoriteti që do të verifikojë oficerët e policisë gjyqësore është Sektori për Verifikimin e Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vetëm oficerët të cilët kalojnë filtrin e pastërtisë së figurës do të vzahdojnë detyrën.

Gjithashtu, oficerët e seksionit të policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda mbeten në detyrë deri në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Policisë Gjyqësore, pas krijimit të byrosë Kombëtare të Hetimit bën shpërndarjen e tyre në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Zjarr Tv Ad