Edi Paloka për këngëtaren që bëri video-mesazh për Veliajn: Në një dasmë, e ulën me një grup djemsh të dehur dhe e qëllonin me shuka lekësh

0
332
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani demokrat Edi Paloka ka bërë një koment në llogarinë e tij, pas reagimeve dhe sharjeve për këngëtarët dhe artistët që janë shfaqur krah kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e falenderojnë këtë të fundit për transformimin e Tiranës.

Duke mos përmendur emra, ai merr rastin e një këngëtareje që së fundmi i është bashkuar fushatës së Erion Velisë. Ai thotë se kishte qëlluar në një dasmë në Lezhë dhe aty kjo artiste ishte e ftuar për të kënduar.

“Me qelloi ne dasmen e nje mikut tim ne Lezhe te shohe nje skene te mjerueshme pikerisht me njeren prej ketyre “artisteve” qe ka nxjerre Velina ti bejne publicitet , kengetare nga me te njohurat ne Shqiperi.

Nga fundi i dasmes , nje grup djemsh qe kishin pire si per dasem, e ulen kete kengetaren ne tavolinen e tyre dhe nderkohe qe ajo kendonte per ta, ata benin shuka me leke dhe njesoj sic gjuhet me gure ndaj dickaje, ja perplasnin me force ne fytyre. Po zbaviteshin me deshiren e qarte per ta poshteruar”, shkruan Edi Paloka.

Më tej, politikani demokrat thotë se ka ndërhyrë te i zoti i dasmës që të ndërpriste atë që ai e ka quajtur “shfaqje të shëmtuar dhe poshtëruese”.

“Atehere nderhyra tek i zoti i dasmes i cili nga ana e tij nderhyri dhe e nderpreu ate shfaqje poshteruese. Une te pakten ne ate moment mendova qe e shpetova nga poshterimi. Po duke pare videoklipin per Velinen , me shkoi ndermend qe ajo ne vend qe te me kete falenderuar , mund te me kete mallkuar sepse i hoqa mundesine te merrte dhe disa shuka me leke surratit…”, vijon ai.

Zjarr Tv Ad