Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë të ditur se që nga muaji Janar kur nisi programi i qeverisë për mbështetjen e familjeve të reja që zgjerohen me fëmijë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson dhe njëherë bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
Postimi i Ramës:
“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë. Nga Janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 121,955 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes
40,000 lekë për fëmijën e parë
80,000 lekë për fëmijën e dytë
120,000 lekë për fëmijën e tretë”, ka shkruar Rama