“Edi Rama është nip në…”/ Vizita e Mitsotakis në Himarë, Artan Hoxha zbardh prapaskenat dhe flet me emra për atë që po ndodh: Ata që e shoqërojnë kanë axhendë anti-shqiptare

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, për të folur në lidhje me vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë. Hoxha shprehet se i bën përshtypje që vizita e Mitostakis po kalon pa zhurmë dhe se Rama do të duhej të ishte aty.

“Himara nuk është minoritet dhe ministri grek nuk duhet të ishte aty, ose të paktën të ishte kryeministri shqiptar aty. Himara është pjesë administrative e Shqipërisë. Ky njeriu që ka qenë sot aty, Fredi Bejleri dhe njerëzit që e shoqërojnë kanë një agjendë antishqiptare”

“Sepse duke bërë parakalimin aty, do paraqitet nga mediat greke sikur Himara është minoritet grek, por kjo nuk është kështu në fakt.

Rama është nip në Vuno nëse Rama e pranon që Vunoi është grek atëherë dakord, por unë nuk e di që gjyshërit e tij nuk e kanë pranuar ndonjëherë.”

Zjarr Tv Ad