Edi Rama: Ja arsyet përse na duhet mandati i tretë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, shpjegon arsyet përse PS duhet të fitojë mandatin e tretë.

Kreu i qeverisë, thotë s’e PS duhet të fitojë zgjedhjet, që Shqipëria të mos kthehet më pas, por të përmbyllë punët që janë nisur.

Më tej, Rama rendit 3 arsye pse duhet të fitojë mandatin e tretë, për të hequr përfundimisht kovidin nga jetët e shqiptarëve, për të kthyer të gjithë të pastrehët në banesa dhe për t’a bërë drejtësinë të pathyeshme.

“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më pas dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet dot më mbrapsht duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad