Edi Rama lançon rubrikën e re dhe fton qytetarët: Çdo pyetje është e mirëseardhur!

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale nisjen e një rubrike të re për të komunikuar me qytetarët. Ai thotë se nesër do të jetë dita e parë dhe pret çdo pyetje.

Qytetarët e parë kanë nisur të komentojnë në njoftimin e lënë nga Edi Rama në profilin e tij në Facebook, dhe me shumë gjasa përgjigjet do t’i japë vetë kryeministri në një transmetim të drejtpërdrejtë.

“Çdo pyetje është e mirëseardhur”, shkruan ai dhe ndan një foto nga rubrika që do të startojë zyrtarisht nesër në orën 11.00. Ndjekësit në Facebook dhe Instagram do të kenë mundësinë ta ndjekin kryeministrin në bashkëbisedimin live.

Zjarr Tv Ad