Kryeministri Edi Rama mbërrin në Greqi…

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës dy ditore në Turqi, ka mbërritur në Greqi.

Ky lajm, është konfirmuar nga vetë Kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në “Tëitter”. Rama shkruan se; ka mbërritur në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin  grek, Kyriakos Mitsotakis.

Gjithashtu, Rama shprehet se; në këtë takim do të diskutohet dhe për koordinimin e mëtejshëm, sa i përket pandemisë.

Ndër të tjera, në fokus të takimit, sipas tij, do të jenë dhe forcimi i mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm e përbashkët kundër pandemisë; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.“- kështu ka shkruar Kryeministri Rama.

 

 

Zjarr Tv Ad