Edi Rama: Me zor po pres, jemi shumë afër shumë shpejt nis vaksinimi masiv…

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i vendit Edi Rama, në komunikimin e përjavshëm me gazetarët në konferencën “Ekonomia në Fokus”, Rama mori si shembull frymëzimi mënyrën si e ka përballuar pandeminë, vaksinimin e shpejtë në vendet si  Izraeli apo Britania e Madhe.

Ky është moment kyç dhe lidhet me vaksinimin. Duke parë se në disa vende që për arsye të raportit të favorshëm me burimin e vaksinimit e kam fjalën për Izraelin dhe Britaninë e Madhe, kanë arritur të dalin nga tuneli është shumë e qartë që mbetet e pazëvendësueshme për të thyer zinxhirin e infektimit.

Është shumë frymëzuese çfarë po ndodh në ato vende, ku Izraeli po shkon drejt hapjesh konstante tani më, pasi e parapagoi trefish vaksinën nga kompanitë Pfizer dhe Moderna në procesin e shpikjes, pra pa pritur të aprovohet dhe bëhet funksionale. Izraeli vuri një bast shumë të madh dhe sot disponon si askush tjetër gjithçka që i duhet për vaksinimin e popullit të vetë. Ndërsa Britania si një nga vnedet ku lind vaksina pati avantazhin e nisjes më herët. Dje kryeministri lajmëroi hapjen e stadiumeve në prill me 10 mijë vetë dhe hapje përfundimtare në qershor. Ky është moment triumfi. Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar sëbashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë të keqe që ka kapluar vendin.”- u shpreh  Rama.

Sa i përket vaksinimit në vend, Rama  u shpreh se;  vendi do të mbyllë brenda marsit vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha, ndërsa shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi masiv i popullsisë.

“Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”,- kështu e përfundoi fjalën e tij Kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad