Edi Rama në Vlorë, nisin përgatitjet për transformimin e Triportit

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin bregdetar të Vlorës, bashkë me zv.kryeministren Belinda Balluku dhe deputetët Arben Ahmetaj e Ilir Metaj. Me ta janë dhe zyrtarë të Partisë Socialiste të Vlorës.

Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se në qyteti bregdetar kanë nisu përgatitjet për transformimin e Triportit në një hapësirë dinjitoze dhe me të gjithë elementët e nevojshëm për ankorimin e anijeve të peshkimit dhe mallrave

“Një tjetër kantier, që jo vetëm do transformoj një zonë të tërë, por do të jetë edhe një pol ekonomik i shtuar për Vlorën e gjithë bregdetin e jugut, është gati për të nisur nga puna.

Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, në Triport, ku kanë nisur përgatitjet për zbatimin e një projekti të integruar që e kthen këtë port në një hapësirë dinjitoze dhe me të gjithë elementët e nevojshëm për ankorimin e anijeve të peshkimit dhe mallrave, por edhe me përmirësimin e të gjithë infrastrukturës,  e cila ka munguar në këtë zonë deri më tani”, shkruan Balluku.

Zjarr Tv Ad