Qamil Gjyrezi Në artikullin me titull: “Fjalimi i Edi Ramës prelude i luftës civile” autori shkruan:
“Edi Rama me një gjuhë plot urrejtje dhe zhargon të rëndë për shqiptarët, nuk lëvizë asnjë centimetër nga pushteti i blerë, pavarësisht çmimit, qoftë edhe edhe konflkti civil”!!?? (Erl Kodra, T.V. Shijak, T.V. Zjarr, 2019). E shkruaj që në fillim të opinionit se, Edi Rama nuk ka “testikula, tobe” për ta cuar vendin në “konflikt civil”! Gjuha që përdor aktualisht Rama është gjuha e frigës zhgënjimit dhe e emocioneve negative! Edi Rama kërkon nga opozita t’i bëjë lëshime, prandaj përdor këtë “gjuhë rrumpallë”, që nuk është e vërtetë!? Edi Rama nuk guxon t’i cojë shqiptarët në konflikt civil, pavarësisht gjuhës së “ashpër” dhe “shpërthyese” në kongresin e P.S.-së!
Së pari Edi Rama nuk “guxon” për ta cuar vendin në “konflikt civil, se pastaj e ndjek pas historia, ligji, “Shqiptaria”, shumë gjatë!
Së dyti Rama nuk është as Salvador Alende, një “idealist marksist”, as Augsto Pinoceti “ekstremist i djathtë”, që nuk e la Kilin dhe vendet e Amerikës latine në vitin 1973 të binin nën “thundrrën” e komunizmit , biles me ndihmën e C.I.A.-s. Edi Rama nuk nuk ka as tobet e “Alendes dhe as tobet e Pinocetit”! Edi Rama është një anarkist post-modern që po i drejtohet autoritarizmit që me ndihmën e oligrakisë vendase dhe të huaj përdhunon popullin e tij!
Së treti Edi Rama nuk ka “tobe”, për ta cuar vendin në “konflikt civil”, mbasi falë P.D.-së Shqipëria është vend i Natos!
Së katërti Edin Ramën me “miqtë” e tijë në “Rajonin e Ballkanit” nuk do ta lejojë administrata e Zotit Trump për të zbatuar “shtetin autoritar majtist”, “Soroist” me eksperimente “destabilizuese”! Administrata e Zotit Trump është kundër-komuniste! Prandaj ata janë të “kujdeshëm” për emërimin e ambasadorit të ri në vendin tonë! Amerikanët “merren vetë” me Rusët dhe të gjithë “Botën” dhe nuk kanë nevojë për “ndërmjetës”, aq më pak për “putinistët” dhe të majtët në pushtet në Shqipëri dhe Ballkan!
Së pesti Rama nuk është nga ata “burra shteti”, të cilët qëndrojë në zyrën e tyre kryeministrore për ta mbrojtur! Ai vë karrigen e tij të fituar me “paratë e drogës” mbi shtetin, prandaj sillet në këtë formë! Edi Rama në ditët e protestës së opozitës fshihet në tunelet dhe “bunkeret” e kohës së diktaturës, “gjoja” për të shmangur “përballjen civile”! Por e vërteta është krejt ndryshe! Rama kërkon vetëm të mbrojë karrigen e tij dhe përfitimet e pushtetit!
Së gjashti “gjuha e ashpër dhe shpërthyese” janë elementët e fundit që përdor një kryeministër që i ka shkaktuar një situatë të tillë popullit të tij! Edi Rama përdor këtë “gjuhë”, mbasi shpesh nuk i kontrollon “mendimet dhe shprehjet” e tija! Rama mund të jetë instiktivisht “ndoshta” i bindur për “konfikt civil” të shqiptarëve, por shpresoj të ketë pak “vetëdije” dhe ta shmangi cdo “përballje civile”, duke dhënë “dorëheqjen pa kushte”, për të ulur zemërimin popullor”!
Si përfundim vetëm “rrethimi i parlamentit” të dështuar sa herë të mblidhet dhe betejat e mëdha të opozitës, sic do të jetë ajo e 13. Prill. 2019, janë e vetmja mënyrë, që “hap pas hapi”, do ta detyrojnë Edi Ramën të japi dorëheqjen! Opozita nuk duhet t’i bëjë asnjë lëshim Edi Ramës, mbasi ja kërkon mbështetja dhe zemërimi i madh popullor! Ndërkombëtarët dhe vendet anëtare të Natos kam bindjen e plotë se e ndjekin situatën politike në Shqipëri dhe kuptojnë shumë mirë “gjuhën verbale dhe jo-verbale” shpërthyese dhe të ashpër” të Edi Ramës, që janë “shenja” të brëndshme që shprehin trazimin e tij. Ndërkombëtarët kuptojnë gjithashtu “gjuhën verbale racionale” me “zemër dhe mend” të liderit Lulzim Basha dhe opozitës dhe qëndrimin e tyre të “matur” pro-perëndimor paqësor, që shpreh optimizwm, besim për të ardhmen!
P.D. dhe opozita janë të “detyruar” të protestojë, si rezultat i situatës politike dhe psikologjike në vend dhe “zemërimit popullor” në të gjithë Shqipërinë nga Vermoshi në Konispol! No-commentsssssssssss!