Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi vdekjen e 32 vjeçarit Laer Kurti mbrëmjen e së mërkurës.
Nga Elbasani aty ku dhe po zhvillon një takim me fermerët e Elbasanit, Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës të cilët akuzojnë Policinë e Shtetit për vrasjen e Kurtit.
Rama tha se Policia e Shtetit menjëherë në mënyrë dinjitoze pezulloi oficerët e policisë për të mos qenë të përfshirë në proces, dhe organet kopetente dhe mjekësia ligjore janë duek bërë punën e tyre për nxjerrjen e një ekspertize përfundimtare për vdekjen e të riut.
Kryeministri tha se ndonëse nuk ka asnjë arsye të jashtme që mund të ketë shkaktuar vdekjen e të riut, duhet pritur autopsia përfundimtare.
Më tej ai shtoi se opozita po përpiqet që të lidhë rastin me atë të Klodian Rashës dhe të nxjerrin njerëzit në rrugë.
“Nuk lënë gur pa luajtur, kanë qe dje që akuzojnë Policinë e Shteti se ka vrarë një djal të ri. Ndërkohë që në mënyrën më korrekte, serioze, dinjitoze Policia e Shtetit ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi. Është ngarkaur agjencia përkatëse që bën të gjithë investigimin, është mjekësia ligjrore që bën punën e vet.
Nuk ka asnjë shenjë që të ketë pasur ndonjë arsye nga jashtë, të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia, raporti i mjekësisë ligjore. Por, si është e mundur çfarë lloj qeniesh janë këta.
Që ju dalin njerëzve si gogolë nëpër ekrane ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjm që kontrolon gjithçka, pavarësisht që ne nuk kontrolojmë asgjë pasi këto ektrane janë në një barikadë kundër qeverisë dhe e vrau policia e vrau policia sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në atë rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha, dhe duan ti nxjerrin njerëzit rrugës. Ashtu sikundër mbase në mëngjes dalin “e vrau e vrau policia”del pasdite një deputet edhe e tregon se si regjimi po i prish biznesin”, tha Rama.