Edi Rama shtron darkë në Pallatin e Brigadave për mandatin e tretë: Marrin pjesë Ministra dhe deputetë…

0
503
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, mësohet se do të mbledhë mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave deputetë dhe ministra. Darka që do të mbahet në orën 19.00, do të jetë një takim për mandatin e tretë.

Të pranishëm do të jenë deputetë dhe ministra, mandati i të cilëve ka përfunduar, si dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Të rinj dhe të vjetër, do të bëhen bashkë për të diskutuar për bilancet e qeverisë së kaluar dhe objektivat e qeverisë së re.

Dy ditë më parë kryeministri Rama, në një deklaratë për mediat me të gjithë anëtarët e kabinetit, njoftoi se javën që vjen do të prezantohet qeveria e re, për mandatin e tretë qeverisës, shkruan newsbomb.al. Po atë ditë, Rama tha se mjekja Najada Çomo, kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit për shkak të situatës me Covid.

Disa orë me vonë dhe zv.kryeministri Erion Braçe, bëri një shkrim ku la të kuptohej se nuk do të ishte pjesë e kabinetit të ri.

Zjarr Tv Ad