Edi Rama tregon çfarë do të bëjë nëse Lulzim Basha kërkon ndihmën e Policisë, për përplasjen në PD

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama është shprehur mbrëmjen e djeshme se çfarë do të bëjë ai si kryeministër, nëse kreu i PD Lulzim Basha kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit, për përplasjet brenda selisë blu. Sipas Ramës, kalanë (PD) nuk e mban dot as Berisha dhe as Basha dhe procesi do shkojë në degradim.

“Kalanë nuk e mban asnjëri dhe as tjetri por një proces që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Nuk ka më rëndësi kush është kryetar, sepse nuk ka legjitimitet më nga asnjëra anë. Është cënuar rëndë legjitimiteti i të dyja palëve, sepse e kanë braktisur bazamentin e lidershipit, që është qëllimi i përbashkët dhe mbrojtja e interesave të përbashkëta dhe janë futur në rrugën e marrëzisë. Janë hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Njëri do të vijë dhe tjetri do ta mbajë”, u shpreh Rama.

“Thotë Basha na duhet ndihma e forcave të rendit sepse jemi të kërcënuar”, pyeti Arian Çani.

“Kjo është marrëdhënie e forcave politike me forcat e rendit. Në këtë pikë dhe këtë punë Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë. Janë pengje të njeri tjetrit. Në mënyrë cinike Edi Ramës i intereson sherri. Por në mënyrë pragmatike, i interesion qetësia. Një opozitë me të cilën mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura”, shtoi kryeministri mbrëmjen e djeshme.

Zjarr Tv Ad