Edi Rama ve ne pune stafin e tij te deklaruar dhe te padeklaruar, qe te mashtrojne publikun…

0
1890
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Enton Alibekaj

Pasi e beri vete, Edi Rama ka vene ne pune stafin e tij te deklaruar dhe te padeklaruar, qe te mashtrojne publikun.

Nuk ka asnje qendrim, as individual as zyrtar, asnje nenkuptim te asnje zyrtari perendimor ne favor te Open Balkan.

Madje, te pyetur nga Zeri i Amerikes dhe Gazeta Express posaçerisht per Open Balkan, e kane injoruar ate ne favor te Procesit te Berlinit. Departamenti i Shtetit deklarohet per bashkepunim ne Standartet e Bashkimit Europian, BE dhe Gjermania per bashkepunim gjithperfshires dhe per zbatimin e planit te Tregut te Perbashket Rajonal te miratuar ne 2 samite te Procesit te Berlinit.
Çdo pretendim tjeter, eshte nje mashtrim i qellimshem, qe te ngaterroje publikun dhe te lehtesoje aventuren e Edi Rames ne sherbim te serbeve dhe ne dem te shqiptareve.

Open Balkan eshte thjesht iniciative kunder Procesit te Berlinit, si rrjedhim eshte antiperendimore. Eshte nje iniciative qe tenton te zevendesoje BE dhe pranine e saj me nje pushtet okult, qe disa figura me influence ne SHBA duan te vendosin mbi rajonin, duke perdorur, jo vetem nevojen e autokrateve te korruptuar per hapesira te pakontrolluara nga ligji, por edhe deshiren e fuqive lindore per te hyre ne rajon pa filtrat perendimore.

Ne kete kuptim Open Balkan eshte nje hapesire politike jodemokratike dhe nje hapesire ekonomike e dyshimte. I sherben Rames dhe klikes politiko- ekonomiko- kriminale qe ka krijuar ai, per hedhjen ne nje treg me te gjere te parave te pajustifikuara dhe produkteve te tyre, por demton rende Shqiperine, biznesin e ndershem qe punon me kosto te larta, luften ndaj krimit te organizuar. Demton akoma me rende Kosoven, duke e izoluar politikisht dhe ekonomikisht dhe duke e ekspozuar si problem rajonal.

Ata qe po i sherbejne Edi Rames, duhet te kuptojne se nuk eshte ky rasti. Perpara se te jene rilindas, te kujtojne se jane shqiptare.

Zjarr Tv Ad