‘Edi Rama=Esat Pasha’, shfaqet parulla në mes të autostradës Tiranë-Durrës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Edi Rama=Esat Pasha”, kjo është parulla me të cilën kanë vendosur qytetarët të portretizojnë kryeministrin shqiptar. Por çfarë e bën Ramën kaq të ngjashëm me Esat Pashën?

Ngjashmëria fillon që në pamje, Edi Rama preferon të rrisë mjekrën e thinjur, ndërsa Esat Pasha kishte si personifikim të tijin mustaqet.

Por ajo që i bën liderët të ngjasojnë edhe më shumë, është dashuria për pushtetin. Esat Pasha do të ishte krenar të shikonte Edi Ramën që nuk do të ndalej para asgjëje që i mundësonte të mbante pushtetin dhe të fitonte para për vete dhe për rrethin e njerëzve të tij.

Me siguri nëse Esat Pasha do të kishte qenë në vend të Edi Ramës sot ai do të kishte shpërndarë leje për ndërtim kulla, lagje rezidenciale, vila turistike në bregdet njëjte si pasardhësi i tij.

Zjarr Tv Ad